Filloi dhurimi vullnetar i gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK

Filloi dhurimi vullnetar i gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK. Sesioni i dytë  për këtë vit, i dhurimit vullnetar i gjakut ka filluar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK. Ky aktivitet, tashmë tradicional, është bërë në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Me këtë rast, personeli civil dhe ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht këtij aksioni, ku nga grumbullimi i gjakut shpëtohen jetë, pra, ndihmohen pacientët në nevojë të vendit tonë. Këtij aksioni vullnetar i është përgjigjur edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili dhuroi gjak së bashku me stafin e tij. Ai me këtë rast përgëzoi ushtarakët dhe stafin civil për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar ata që janë në rrezik jete, duke shtuar se të dhurosh gjak është akt shumë i lartë human. Aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë  edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së. Dhurimi vullnetar  i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe po ashtu, pjesëtarët e FSK-së gjithnjë janë të gatshëm t’u përgjigjen  kërkesave të Qendrës  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për nevojat e rasteve emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …