Ministria e Mbrojtjes së Kinës u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë armatosjen e Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Kinës u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta ndalojnë armatosjen e Tajvanit, pasi Departamenti amerikan i Shtetit e miratoi një shitje potenciale prej 500 milionë dollarësh të sistemeve të gjurmimit të avionëve luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera në Tajvan. Kina i kërkon palës amerikane ta përmbushë në mënyrë efektive angazhimin e saj për të mos e mbështetur pavarësinë e Tajvanit, ta ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit dhe ta ndalojë rritjen e lidhjeve ushtarake SHBA-Tajvan”, tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Zhang Xiaogang. Amerika si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin. Në fund të korrikut, SHBA-ja e prezantoi pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milionë dollarëve, e cila besohet se do ta forcojë kapacitetin e ishullit për ta luftuar ndonjë pushtim eventual nga Kina.

Kontrolloni gjithashtu

Grafiti me mesazh nxitës në Kollashin, cilësohet si provokim ndaj shqiptarëve

Një grafit me përmbajtje nxitëse dhe provokuese është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore …