Ramush Haradinaj

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion, thotë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion. Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat për ta  iniciuar mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës. Në Kuvend, Albin Kurti dhe qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë. Po shpresoj po ashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është dorëheqja e Qeverisë Kurti. Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë sonë që të kthehet me aleatët, me  Amerikën, NATO-n, dhe  BE-në. Fatkeqësisht Kurti dhe kjo qeveri kanë zgjedhur rrugë tjetër. Pasojat po i rriten Kosovës, parashikimet nuk janë të mira për asnjë temë” ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …