Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron te familja e tij në Kosovë, me leje të Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se paneli i Gjyqtarëve ka aprovuar një vizitë të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi te familja e tij në Kosovë. Kjo vizitë sipas Speciales është realizuar për shkaqe humanitare. “Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen, thuhet  në njoftim. Kjo është hera e dytë që, Hashim Thaçi vjen te familja për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …