Deputetja, Blerta Deliu, ka dorëzuar në gjykatë padinë për shpifje, drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur  se sot ka dorëzuar në gjykatë padinë për shpifje, drejtuar  ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për shkak se  ajo ka thënë të pavërtetat në studio televizive dhe pret të merr përgjigjen e merituar. Ministrja Haxhiu ka akuzuar, deputeten, Blerta  Deliu se ka marrë më shumë se 2000 euro pa shkuar fare në mbledhjen e Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit. Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës ta zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, zonja Ministre!”, ka shkruar, deputetja e PDK-së, Blerta  Deliu, në një postim të saj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …