Punëtorët serbë që punojnë në objektin komunal në Lagjen e Boshnjakëve, po furnizohen me ushqime

Punëtorët serbë që punojnë në objektin komunal në Lagjen e Boshnjakëve, po furnizohen me ushqime

Punëtorët serbë që punojnë ilegalisht si struktura paralele në objektin komunal në Lagjen e Boshnjakëve, po furnizohen me ushqim nga jashtë.  Urdhri për lirim të objektit është lëshuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut. Në lidhje me urdhrin e komunës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për asistencë të lirimit të objektit. “Deri në këtë moment nuk kemi kërkesë për asistencë, sidoqoftë ne jemi të përgatitur që në rast se kërkohet asistenca ne ta ofrojmë të njëjtën, nuk kemi ndonjë problem, sepse edhe kemi krijuar përvojë në pjesën veriore të Kosovës për intervenime, por nuk ka pasur ndonjë kërkesë të tillë”, tha Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …