Isa Mustafa

Isa Mustafa: Qëllimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi ishte njohja reciproke, por Kurti e ka kthyer në proces të menaxhimit të krizave

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me deklaratën e zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi, i cili për herë të parë e  pranon se Kosova ka bërë një lëshim të madh, në Ohër duke hequr dorë nga njohja formale. Isa Mustafa ka thënë se synimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi ka qenë arritja e njohjes reciproke, mirëpo Qeveria nën drejtimin e Albin Kurtit, dialogun e  ka shndërruar një proces menaxhimi i krizave,  të cilat i shkojnë për shtati  të dyja  palëve për kalkulime te brendshme politike. Qeveria e Kosovës fillimisht bënë veprime populiste, gjoja  për ta shtrirë sovranitetin, veprime të cilat më pas i përhapin te qytetarët e painformuar, dhe më pas tërhiqen pas qortimeve e sanksioneve ndërkombëtare, ka thënë mes tjerash Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …