FMN: Të kihet kujdes nga shpenzimet e paplanifikuara

FMN: Të kihet kujdes nga shpenzimet e paplanifikuara

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Jacques Miniane, në takimin e zhvilluar me kryekuvendarin, Kadri Veseli, ka kërkuar që të ruhet qëndrueshmëria financiare dhe të kihet kujdes me shpenzime të paplanifikuara. Përfaqësuesi i FMN-së kërkoi që institucionet në Kosovë të kenë kujdes në shpenzimet e paplanifikuara, të cilat mund të kenë implikime financiare në raport me zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit. Në anën tjetër, kryekuvendari Kadri Veseli tha se buxheti duhet të jetë i ndikuar fuqishëm nga prodhimi dhe punësimi në Republikës e Kosovës. “Qëndrueshmëria buxhetore dhe rritja e vazhdueshme ekonomike, është synim yni parësor”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …