Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë brenda Manastirit të Banjskës

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ja kanë dalë të hyjnë në Manastirin e Banjskës, ku janë ngujuar kriminelët që sulmuan sot pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Njoftohet se aksioni për neutralizimin e tyre mund të përfundoj me sukses shumë shpejt. Ekonomia Online, duke u thirrur në burime të veta njofton se aksioni mund të përfundon brenda orës. Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke ju drejtuar me megafon kriminelëve të armatosur që të ndalin sulmet e armatosura dhe të ju dorëzohen organeve të rendit.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …