Viola Von Cramon

Von Cramon: Të fillojë sanksionimi i disa pjesëtarëve të Listës Serbe si ngrirja e llogarive bankare pengimi për të udhëtuar në BE, etj

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, sërish  ka reaguar lidhur me sulmet terroriste kundër  Policisë së Kosovës në veri, ku së fundi u publikuan edhe pamjet, në vendet ku  shfaqin nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq në mesin e terroristëve. Viola  Von Cramon thotë se duhet filluar sanksionimi i tyre, siç është  edhe ngrirja e llogarive bankare. Kur më në fund do të filloni t’i sanksiononi këta djem këtu? Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre. ka edhe disa kriminelë të tjerë, që udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së? Ky do të ishte të paktën një fillim siç bëri Amerika disa kohë më parë, thekson Viola von Cramon në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …