Ramush Haradinaj: Kosova është në një gjendje të rëndë, për shkak të mënyrës së qeverisjes së qeverisë aktuale

Ramush Haradinaj: Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin e armatosur në veri kundër Policisë së Kosovës  ku ka mbetur i vdekur rreshteri,  Afrim Bujaku. Ai ka thënë se ky hetim duhet t’i zbulojë skenarët për destabilizimin e situatës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit.  Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar! Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.  Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit, ka shkruar Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …