Me aktivitete të ndryshme me karakter informues është shënuar Java Botërore e Zemrës në Skenderaj

Me aktivitete të ndryshme me karakter informues është shënuar Java Botërore e Zemrës, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Fatmir Fazlija” në Skenderaj. Përveç këshillave nga profesionistët shëndetësor, qytetarët sot në Sheshin “Adem Jashari”, ku është vendosur edhe një pikë shëndetësore e kontrollit, kanë mundur të informohen nëpërmjet broshurave për shëndetin e zemrës. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha për Shëndetësi, Rrezarta Hasani – Ibrahimi.

May be an image of 8 people, ambulance, heart, stethoscope, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …