Haliti: Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë

Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës rrugore në lokalitetet e komunës së Vitisë, është edhe përgatitja e rrugës për asfaltim në Kravaricë, punime në rregullimin e rrugës fushore në drejtim të Livadheve të gjata – Madenit, në Goshicë, rruga që lidhë fshatrat Dardani – Sodovinë e Qerkezëve – Sadovinë e Jerlive – Remnik i Ri deri te rruga e Begracës, e shumë punime të tjera në rregullimin e infrastrukturës. Në një takim që është mbajtur sot me drejtor të drejtorive, inxhinierë, kabinetin e të tjerë, kryetari Haliti tha se projekte të shumta po realizohen në Viti, dhe do të vazhdohet me punë në ato fshatra ku është i nevojshëm asfaltimi, por edhe me rrugët bujqësore, në bazë të projekteve të parapara që do të realizohen këtë vit.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …