Shënohet Dita Botërore e Turizmit në fshatin Belle, në Deçan

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, si dhe me përkrahje nga PPSE-ja kanë shënuar Ditën Botërore të Turizmit, duke promovuar vlerat kombëtare të zonës së Dukagjinit. Ministrja znj. Rozeta Hajdari, në fjalimin e saj ka theksuar se zhvillimi i turizmit është një nga prioritetet kyçe për Ministrinë. Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, theksoi rëndësinë e turizmit për zhvillimin ekonomik të Deçanit dhe potencialin e madh që ka kjo komunë. Fshati Belle, si një nga qendrat më të bukura dhe më atraktive të turizmit, ishte vendi ideal për promovimin e vlerave tona kulturore e historike dhe shfaqi bukurinë e bjeshkëve tona, me gjithë atraksionet të cilat i ofron. Në këtë manifestim ishin prezentë përfaqësues vendorë të fushës së turizmit si dhe përfaqësues nga bashkëpunimi ndërkombëtar si Ambsada Italiane, Hungareze, Gjermane, Angleze etj.

May be an image of 2 people, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti pritet në Saint-Julien-en-Genevois, diskutohet binjakëzimi mes komunave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga kryetarja …