Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të rikthehen në tavolinën e negociatave dhe ta shtendosin situatën në vend

Këshilli i NATO-s sot ka diskutuar për situatën në Kosovë. Në një deklaratë për medie, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rikthehen në tavolinën e negociatave, në Bruksel. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, është thënë në deklaratën e  sekretarit, Stoltenberg. Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurojmë lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. NATO-ja  është e gatshme të rrisë praninë e trupave të KFOR-it nëse shfaqet nevoja për këtë. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij, thuhet mes tjerash në deklaratën e sekretarit  të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …