Vjosa Osmani

Osmani: Serbia me metodat e Putinit, po dëshiron ta ankesojë veriun njëjtë si Putini Krimenë

Duke iu referuar ngjarjeve të zhvilluara në pjesën veriore të Kosovës, kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia me metodat e Putinit, po dëshiron ta aneksojë veriun njëjtë si Putini Krimenë. Ajo ka deklaruar për gazetën italiane “La Republika” se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjithnjë ka pasur gjithmonë pretendime territoriale ndaj Kosovës. “Tani ai dëshiron të përdorë modelin e Putinit për një aneksim të stilit të Krimesë. Natyrisht nuk do ta lejojmë. Ne punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi, pavarësinë tonë. Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë. Serbia ende udhëhiqet nga mentaliteti i Millosheviçit dhe përpiqet të fshijë gjithçka që Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe populli ynë kanë arritur në dy dekada: paqen, stabilitetin dhe lirinë” ka thënë mes tjerash, kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …