Sulm me bombë pranë ndërtesave ministrore në Ankara

Mediet turke njoftojnë se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara. Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka shkruar në rrjetin social X se dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit që ndodhi në orën 9:30. Ai ka saktësuar më tutje se sulmuesit arritën në kompleksin ministror me një veturë të vogël komerciale. Ende nuk po dihet se kush mund të jenë sulmuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, konsideron se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron një degë të veten politike

Kryetari  i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, konsideron se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e …