Abelard Tahiri

PDK-ja propozoi rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës, e cila u përkrah nga opozita por u injorua nga deputetët e Vetëvendosjes

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  ka propozuar rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës.  Ai tha se në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu siç ishim unikë para një jave, të jemi unik që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri. Propozimin  e PDK-së e ka kundërshtuar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ndërsa është përkrahur nga LDK-ja dhe AAK-ja. Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …