leoni

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Sot në Grenadë të Spanjës takohen 50 burrështetas evropianë, në kuadër të një mbledhjeje të Komunitetit Politik Evropian

Sot në Grenadë të Spanjës takohen 50 burrështetas  evropianë, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur, Komuniteti Politik Evropian, që ka në fokus përmirësim e bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe tensioneve në kontinent. Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë. Ky organizim  po bën përpjekje të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore. Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pastaj konfliktet në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, pritet të jenë në qendër të diskutimeve të sotme. Takimi në Grenadë do të vazhdojë edhe nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …