Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka kërkuar sqarim kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i  ka kërkuar sqarim kryeministrit,  Albin Kurti,  lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar. Ajo tha se kryeministri qe i ka menduar Ligjet dhe Kushtetutën,  në periudhën kur ka qenë si opozitar, nuk e ka ditur se çfarë paraqitet në Kushtetutën e Kosovës, duke folur për bashkim kombëtar. Tash kur po flet  për bashkim kombëtar po thua se këtë nuk e lejon  Kushtetuta.  S’po di tash a me të besua kur ke qenë opozitar e që je thirrë në bashkim ndërkombëtar, e tash si ke ardhur në këtë karrigen tënde të ngrohtë që po strukesh aty e paske  kuptuar që Kushtetuta nuk lejon bashkim kombëtar. Duke folur për ankesën e Kurtit, se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, Kadrijaj tha se partia e Kurtit nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Përderisa nuk hiqen masat, këto sanksione e të votojë opozita marrëveshjet ndërkombëtare nuk ki me i marrë ato miliona sepse je personi që e ke sjellë Kosovën në sanksione nga BE-ja dhe Amerika. Ti je personi i vetëm përgjegjës për situatën e krijuar dhe ato sanksione që i janë vendosur Kosovës dhe për ato fonde që nuk ka me i marrë Kosova”, ka thënë, deputetja, Time Kadrijaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …