leoni

Christopher Hill

Kristofer Hill: Tani duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë dhe një gjë e tillë të mos përsëritet

Ambasadori i Amerikës në Beograd, Kris Hill ka deklaruar se e ka parë deklaratën e Radojiçiqit dhe shprehet se nuk e kupton se si dikush mund të mendojë se e gjithë kjo është e mirë për Serbinë. Tani duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur dhe të ketë siguri që një gjë e tillë të mos përsëritet. Numri i trupave ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit, por duhet gjetur përgjegjësia dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më”, ka thënë Hill për Euronews.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Edi Rama kritikon ashpër gjykimin e Hashim Thaçit dhe reagimet e opinionit publik

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dënuar ashpër trajtimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në …