Dardan Molliqaj

Dardani Molliqaj: Zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovë-Serbi është ripërcaktimi i kufijve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovës – Serbi është ri përcaktimi  kufirit mes tyre.  “Unë besoj që problemi në veri është problem politik, para Rajdoçiqit ka qenë Veselinoviç. Nuk është problemi i veriut problem i krimit, krimi është aty për shkak se është problemi politikë. Në veriun e Kosovës jetojnë qytetarë që nuk duan të jetojnë në Kosovë, sa më shpejt që e kuptojmë këtë çështje aq më shpejt mund të gjejmë zgjidhje. Sa më shumë që kuptohet që veriu na qenka problem i krimit dhe ne duhet të shtojmë forcë atje aq më shumë konflikte, aq më shumë dëme. Është krejt e qartë se sulmi është politik, vjen nga grupet të cilat i kontrollon drejtpërdrejt Serbia. Është sulm që edhe është pritur, është folur, është diskutuar, unë besoj që më shumë se sa të merremi tash me hetime ose jo hetim është të kthemi të çështja që është përmbajtjesore. Prandaj besoj që në vend se të merremi diskutime të tilla do të duhej të kishte reflektim nga shteti i Kosovë, përkatësisht, Qeveria, presidentja dhe Kuvendi. Që të hapet mundësia për një zgjidhje të përhershme e që për ne është e qartë ajo e cila është, ripërcaktimi i kufijve. Kjo agoni e negociatave të pa fund, e marrëveshjeve të pa fundme, që qojnë në konflikte të përsëritura është e gabuar edhe nuk duhet që të vazhdoj tutje: ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …