Sot para Gjykatës Speciale, në Hagë, paraqiten të pandehurit: Ismet Bahtjari e Sabit Januzi, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë luftës

Sot për herë të parë paraqiten  para Gjykatës Speciale, në Hagë,   edhe Ismet Bahtjari e Sabit Januzi  ish-pjesëtarë të  UÇK-së, të cilët janë arrestuar të premten e kaluar në bazë të një fletë-arresti  dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, një-etnike, raciste dhe antishqiptare. Ismet Bahtjari dhe  Sabit Januzi do të paraqiten para gjykatësit në dy seanca të veçanta  në sallën e gjyqit. Paraqitja e parë e Ismet Bahtjarit fillon në orën 14.00, ndërsa paraqitja e  Sabit Januzit,  në orën 15. 00 Ata dyshohet se kanë bërë përpjekur ta bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte kundër krerëve të UÇK-së. Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër këtyre dy të pandehurve, më 2 tetor të këtij viti, ndërsa në arrestimin e tyre morën pjesë policë të EULEX-it por edhe  nga radhët e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Diaspora nis votimin më 7 qershor, mbi 27 mijë qytetarë të regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës

Qytetarët e Kosovës të regjistruar për votim jashtë vendit do t’i drejtohen me 7 qershor, …