Brickos

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, i është përgjigjur deklaratave të Kreut të Rithemelimit, Sali Berisha dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Bardhi e Berisha në përfundim të takimit një grupi deputetëve të opozitës, deklaruan se strategjia e Kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e deputetëve të PD është absurde. Sipas Bejkos, “Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve”. 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama. Bejko përfundon reagimin e tij në rrjetet sociale duke shtuar se “Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!

Roland Bejko: Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve, ata po lëpijnë çfarë kanë pështyrë deri sot

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, i është përgjigjur deklaratave të Kreut të Rithemelimit, Sali Berisha dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Bardhi e Berisha në përfundim të takimit një grupi deputetëve të opozitës, deklaruan se strategjia e Kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e deputetëve të PD është absurde. Sipas Bejkos, “Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve”. 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama. Bejko përfundon reagimin e tij në rrjetet sociale duke shtuar se “Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …