Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Inteligjencia amerikane ka informacione që hedhin dyshime mbi idenë se Irani ishte i përfshirë në planifikimin e sulmit mbi Izraelin

Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara raporton se ka mbledhur informacione specifike që hedhin dyshime mbi idenë se Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin, dhënien e burimeve ose miratimin e sulmit të përgjakshëm të së shtunës ndaj Izraelit nga Hamasi. Sipas CNN, komuniteti i inteligjencës nuk është gati për të arritur një përfundim të plotë pasi janë ende në hetime dhe mbledhjen e provave të përfshirjes iraniane në sulmin që kapi në befasi si Izraelin ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, që nga sulmi, zyrtarët qeveritarë kanë theksuar të gjithë mbështetjen e rëndësishme të Iranit për Hamasin, duke përfshirë armët dhe financimin, që do t’i kishte ndihmuar ata edhe nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Burime për CNN thanë se kjo pjesë e inteligjencës ka bërë që analistët amerikanë të anojnë drejt një vlerësimi fillestar, se qeveria e Iranit nuk luajti një rol të drejtpërdrejtë në sulm. Për ditë të tëra, zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë publikisht se nuk kanë asnjë tregues se Irani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulm, edhe pse ata e kanë dënuar Teheranin si gjerësisht “bashkëpunëtor” në sulm, për shkak të mbështetjes së tij historike për Hamasin.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …