leoni

Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt ka filluar trajtimi i rrugëve brenda lagjeve Bajraktari dhe Avdiu

Në vazhdën e realizimit të projekteve të reja kapitale, në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt ka filluar trajtimi i rrugëve brenda lagjeve Bajraktari dhe Avdiu. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë punimet e këtij projekti të rëndësishëm për banorët e lagjeve në fjalë, ndërsa kreu i Komunës, ka njoftuar se do të nis brenda pak kohe edhe projekti tjetër, ai i ndërtimit të trotuarit, ndërkohë që edhe sistemi i kanalizimit po rehabilitohet si pasojë e dëmtimeve që u shkaktuan nga përmbytjet e fundit.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Larisa Ferizaj – krenari e Deçanit!

Talent, përkushtim dhe sakrificë – këto janë vlerat që e përfaqësojnë më së miri Larisa …