Pozherani dhe Skifteraj përfitojnë nga projekti për Engergji Efiçente

Sot në oborrin e shkollës së mesme mikse “Kongresi i Manastrit” në Pozheran të komunës së Vitisë, është bërë inaugurimi i 12 dritave solare të financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në kuadër të një projektit për Energji Efiçente. Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, ka përfituar edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Kenan Halimi”- Skifteraj, ku janë vendosur panelet solare. Bëhet me dije se shkolla e Skifterajt përmes këtyre paneleve do të prodhoj energjinë e sajë elektrike për të furnizuar me energji klasat dhe kabinetet e saj. Projekti në Pozheran është financuar 100% nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg kurse në Skifteraj është financuar 75% nga Fondacioni kurse pjesa tjetër nga vetë komuniteti. Me këtë rast i pranishëm në përurimin e këtyre projekteve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë por edhe Sekretari Gjeneral i Fondacionit, Michael Fiet i shoqëruar nga Fisnik Beqiri nga FKL dhe të tjerë. Në këtë përurim ata dhanë edhe nga një fjalë rasti, dhe kryetari Haliti ndau një mirënjohje për përfaqësuesin e Fondacionit. Një mirënjohje pranoj edhe kryetari Haliti nga Këshilli fshatit.

May be an image of 9 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …