Enver Hoxha

Më 16 tetor të vitit 1908 lindi, Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, më vonë i Partisë së Punës deri në vdekje

Më 16 tetor të vitit 1908 lindi, Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë, më vonë i Partisë së Punës deri në vdekje. Prijës, organizator, strateg i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura ndër më të njohurat dhe më me ndikim  të kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Dy herë Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste. Enver Hoxha lindi në Gjirokastër në një familje me tradita të njohura patriotike. Vazhdoi studimet në Liceun francez, në fillim në Gjirokastër. Ishte admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare “Bashkimi”, i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të ndërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën më të madhe: themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror. Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSH-së si dhe shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse. Ka shkruar vepra të shumta studimore historike, politike e filozofike. Vdiq më 11 prill të vitit 1985.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …