Kryetari Latifi priti në takim përshëndetës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, shkëlqesinë e tij, z. Qemal Minxhozi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim përshëndetës në përfundim të misionit të tij diplomatik, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, shkëlqesinë e tij, z. Qemal Minxhozi, shoqëruar nga atasheu ushtarak për Kosovën dhe për disa shtete të rajonit, Gjeneral Altin Kurti. I shpallur me vendim të Kuvendit Komunal “Qytetar nderi” i Rahovecit. Ambasadori Qemal Minxhozi, ka dhënë shembull të shkëlqyer në përfaqësim dhe kultivim të marrëdhënieve ndërshqiptare. Kryetari Latifi e ka falënderuar për gjithë angazhimin e tij dhe për bashkëpunimin me Komunën e Rahovecit, si dhe promovimin e jashtëzakonshëm, në zhvillimin e aktiviteteve dhe të projekteve të përbashkëta, në sektorin e ekonomisë, të kulturës, të artit etj.

May be an image of 4 people and military uniform

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, …