KPK në Viti mbajti mbledhjen e nëntë

Është mbajtur sot mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Vitisë, udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, i cili njoftoj anëtarët e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë të cilët edhe kanë kaluar në këtë komitet. Fillimisht anëtarët e këtij komiteti parashtruan një varg pyetjesh të cilave iu përgjigj zv.kryetari i komunës Hasan Aliu. Në këtë mbledhje pas diskutimeve që u bënë në fillim nga anëtarët e KPF-së u votua rendi i ditës dhe procesverbali nga mbledhja e kaluar e KPF-së. Më pas u prezantuan edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2023. Berat Zuka, zyrtar financiar i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, tha se gjatë periudhës janar — shtator 2023 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 1.097.399.25€, ndërkohë që shkalla duke u bazuar në planifikimin vjetor është 104.23 %, ndërsa, krahasuar me të hyrat për periudhën janar — shtator te vitit 2022, të hyrat e sivjetme janë më të larta për 256.455.26 euro. Buxheti i Alokuar për periudhën janar — shtator te vitit 2023 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë: 12.781 946 euro, ndërsa shpenzimet janë: 11.016.594 €. Shkalla e ekzekutimit te buxhetit për periudhën janar- shtator 2023 është 86.19% në krahasim me Alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. Anëtarët e komitetit për Politikë e Financa shqyrtuan dhe  votuan edhe këto propozim vendime: Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës kompanisë KEDS J.S.C për vendosjen e trafove elektrike, për të cilën pikë u dhanë disa rekomandime për ndryshime kur kjo pikë do të prezantohet në mbledhjen e Kuvendit. Pastaj, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshme publik. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me Nr.01-110/05-993, të datës 28.07.2023, për aprovimin e buxhetit të participuar nga fermerët përfitues. Gjithashtu në këtë mbledhje ishin paraparë dy informata, ajo mbi ndarjen e subvencioneve në DKRS-së gjate vitit 2023 dhe  Informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2023. Mirëpo në rend dite u dhanë edhe dy pikë të tjera që kishin të bënin po ashtu me informatë rreth raportit mbi vlerësimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore për fermer, si dhe një informatë rreth fillim vitit shkollor 2023/2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …