Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për zhvillimit e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rezolutë, PE do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse vërtetohet lidhja me sulmin terrorist ku u vra Afrim Bunjaku. Zëdhënësja e PE-së, Snjezana Kobescak, deklaroi se meqë rezoluta u miratua me ngritje duarsh nuk ka numër votash, ndërsa teksti i saj është duke u konsoliduar dhe se shpejt do të publikohet. Për miratimin e kësaj rezolute ka njoftuar edhe eurodeputeti Vladimír Bilçik, i cili është raportues për Serbinë në PE. Parlamenti Europian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë. Ne kemi nevojë për një hetim të plotë të sulmit në Banjska dhe dhënien e drejtësisë. Beogradi dhe Prishtina duhet gjithashtu të kthehen në një dialog paqësor dhe konstruktiv të lehtësuar nga BE”, ka shkruar, Vladimir Bilçik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
