KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj-ë: Kryetarja, Vjosa Osmani në rrezik, por edhe Kosova në rrezik!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, përmes një reagimi ka theksuar se të mërkurën presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për medie shpërndau njoftimin për publikun (më vonë ua dërgoi edhe medieve) të përmbledhur në 18 faqe për arsyet pse nuk e dekretoi Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit. Sipas KMDLNj-së, në praktikat juridike komunikimi përmes shpërndarjes së informatave nuk prodhon efekt juridik sikur që ishte rasti me Blerim Isufajn. Se a ka qenë i mbështetur në fakte refuzimi i dekretimit është çështje e ekspertëve të fushës dhe deputetëve që, si përgjigje këtë rast mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, jo pse e ka refuzuar dekretimin por se me mosveprim apo shkelje të diskrecionit ka dëmtuar edhe Blerim Isufajn sikur edhe kundërkandidatin e tij, Shqipdon Fazliun. Të parin e ka eliminuar duke mos e dekretuar dhe duke mos i dhënë mundësi ankimimi që, përveç se është e drejtë ligjore, është edhe e drejtë elementare e njeriut që ia garanton Kushtetuta e Kosovës. Ndërsa, të dytin duke e endur zyrave të gjykatave ia ka humbur mundësinë duke e shpallur rastin si të pasafatshëm. Në rrethana normale, nëse Isufaj do të pamundësohej, z. Fazliu sigurisht se do të zgjidhej, gjithnjë nëse i referohemi rasteve të ngjashme para Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, është theksuar në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj ka theksuar se presidentja e Kosovës në konferencën për medie, pastaj edhe në një medium elektronik deklaroi se për rastin e mosdekretimit të Blerim Isufajt ka pasur kërcënime nga rrethi brenda KPK-së për të cilat e paska informuar një sinjalizues, identitetin e të cilit nuk e bëri publik. “Kërcënimet shkonin nga ajo se: ‘mund t’i krijojnë dosje, t’i ngrenë aktakuzë e deri te ajo se mund t’ia lidhin duart (ta arrestojnë)…’ e që për KMDLNj-në, nëse kjo vërtetohet paraqet vepër të rëndë penale të rrezikimit të jetës së presidentes si dhe sigurisë së Kosovës, si pasojë e mundshme dhe e skajshme. Pastaj, po në të njëjtën konferencë, presidentja e Kosovës pasi e denoncoi kërcënimet që i kishin bërë, deri më tani të pavërtetuara, po të njëjtën armë – kërcënimin, në formë më të butë e përdori kundër opozitës që eventualisht do ta dërgonin rastin në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se: ‘me ata që do ta dërgonin rastin në Gjykatën Kushtetuese do të bëjë luftë politike pasi ajo ligjorja paska marrë fund …’. Me mosparaqitjen e rastit të kërcënimit para institucioneve përgjegjëse, presidentja e Kosovës e ka fshehur rastin që është i dënueshëm me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Në anën tjetër sinjalizuesi hipotetik, nëse është rast i vërtetë ka mundur dhe ka pasur detyrim që këto kërcënime t’i paraqes në Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit e jo në Zyrën e presidentes së Kosovës. Pasi pohimi i presidentes së Kosovës për kërcënim ndaj saj ishte publik dhe i përsëritur, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit, sipas detyrës zyrtare është dhe duhet të trokasë në Zyrën e presidentes në mënyrë që të marrë masa parandaluese dhe ligjore ndaj kërcënuesve të mundshëm sikur edhe ta thërrasin sinjalizuesin hipotetik të tregojë identitetin e kërcënuesve, pa e ekspozuar në publik”, theksohet në reagimin e KMDLNj.

KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit që me urgjencë të hetojë pohimet publike të presidentes Osmani se është kërcënuar dhe, nëse sigurohen prova të ndërmerr veprime dhe masa ligjore ndaj kërcënuesve, në të kundërtën duhet të informohet opinioni se këto kërcënime janë vetëm për përdorim politik.

Të gjithë, pavarësisht posteve që i kanë apo statusit në shoqëri e kanë detyrim ta thonë të vërtetën që duhet ta mbështesin me fakte sidomos në rastin e presidentes Osmani, që nëse dëshmohet se është i vërtetë ka peshë të veçantë sepse ndërlidhet me sigurinë e shtetit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallim se a janë pozitë apo opozitë, bindjeve dhe përcaktimeve politike a partiake duhet të reagojnë përmes një seance të jashtëzakonshme dhe rasti të mos kalojë në heshtje, i pahetuar apo i pandëshkuar për kërcënuesit e mundshëm apo për sajuesit e mundshëm!”, ka theksuar KMDLNj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …