Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sërish ka folur për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian në Kosovë dhe Serbi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sërish ka folur për vizitën e pesë zyrtarëve nga Bashkimi Europian në Kosovë dhe Serbi. Sipas tij, të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, si dhe këshilltarët kryesorë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, do të udhëtojnë në Kosovë dhe në Serbi të shtunën për të siguruar  “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe uljen e tensioneve sidomos pas ngjarjeve në Banjskë në Veri të Kosovës. Stano i ka thënë agjencisë Beta se Miroslav Lajcak, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e Presidentit të Francës, Kancelarit Gjerman dhe Kryeministres të Italisë, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Francesco Talo, do të shkojnë në takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq “me pritshmëri të qarta se të dyja palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte”.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …