Kuvendi i Kosoves

Pagat e deputetëve të Kosovës janë tejet të larta në raport me gjendjen ekonomike të vendit

Njohës të fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë tejet të larta në raport me gjendjen ekonomike të vendit. Është e papranueshme që një vend me papunësi të madhe sikur është Kosova, deputetët e saj të kenë paga prej 1 mijë e 500 euro dhe shtesa të tjera për mëditje dhe udhëtime jashtë vendit prej 500 euro duke bërë që të ardhurat e tyre mujore të arrijnë në 2 mijë euro. Ndonëse Kosova është vendi më i varfër në rajon, pagat e deputetëve të saj janë më të lartat në rajon. Paga e deputetit të Shqipërisë është 1 mijë e 80 euro, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 1 mijë euro, në Mal të Zi, 1 mijë e 200 euro ndërsa në Serbi 860 ndërsa të ardhurat mujore të deputetëve të Kosovës arrijnë në 2 mijë euro. Ekspertët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se në një vend me nivel të lartë të papunësisë dhe me varfëri të madhe sikur është Kosova, është e papranueshme që paga e deputetit të jetë shumëfish më e lartë sesa paga mesatare në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …