leoni

Ministria e Mbrojtjes demonstroi  pjekuri profesionale, duke shmangur provokimet, më 24 shtator, tha ambasadori amerikan, Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë,  Jeff Hovenier, ka folur në një organizim të FSK-së për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës më 24 shtator. Hovenier ka thënë se Ministria e Mbrojtjes ka demonstruar pjekuri profesionale atë ditë, duke ngritur reputacionin e tyre si partner i besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë me përshkallëzim të situatës ditën e sulmit në Banjskë. Dua ta përmend se gjatë sulmit të 24 shtatorit në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale dhe durimin e tyre duke lartësuar reputacionin e tyre si partner të besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë Hovenier. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …