leoni

Eurodeputeti gjerman, Rainhard Butikofer kritikon Shefin e BE-së për mungesë konstruktiviteti në raport me dialogun, Kosovë – Serbi

Duke folur lidhur me deklaratën e shefit të BE-së, Josef Bolell i cili ka thënë se pengesa kryesore e mosmarrëveshjeve  të Kosovës me Serbinë është Asociacioni,  ka reaguar eurodeputeti gjerman, Rainhard Butikofer.  Ai është shprehur i shqetësuar duke thënë se Borrell po  i fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë duke mos kujtuar aktin e agresionit serb të 24 shtatorit. Kjo është vërtet interesante: E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të harrohet përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë. Pse Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? ka pyetur  evro-deputeti  Butikofer.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Paga e deputetëve nuk është e merituar për nga angazhimi

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është shprehur kritik ndaj situatës së bllokimit institucional në vend, …