Organizata e Kombet e Bashkuara ndihet e shqetësuar se po kryhen krime lufte nga të dyja palët në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i përmendi ndëshkimin kolektiv, marrjen e pengjeve dhe zhvendosjen e detyrueshme gjatë luftës që tashmë ka hyrë në ditën e 21-të të saj. “Ne jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte. Ne jemi të brengosur për ndëshkimin kolektiv të banorëve të Gazës si përgjigje ndaj sulmeve mizore nga Hamasi, të cilat ishin krime lufte, po ashtu”, tha të premten zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani. Ajo tha se i takon një gjykate të pavarur ligjore të thotë nëse janë kryer krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
