Është vendosur gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

Të mërkurën në Rahovec u vendos gurthemeli i Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec. Ky objekt modern do të gjallërojë jetën kulturore dhe aktivitetet e rinisë në komunën tonë, ka thënë Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi. Objekti ka një sipërfaqe totale prej 6,203.24 m2, me Sallë universale/auditorium, me rreth 400 ulëse, zhveshtore, salla për prova etj. Shkolla e MUZIKËS me sipërfaqe prej 780.0 m2 për shumë qëllime, studio për kërcim, klasa amë, klasa për balet, salla për instrumente dhe administratë; Qendra për Inovacion dhe Teknologji me sipërfaqe prej 415.0 m2, me përmbajtje, si: laborator, punëtori, sallë për takime dhe trajnime, zyra të hapura dhe të ndara. Biblioteka me sipërfaqe prej 420.0 m2, ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, skedarët, ekspozimi i librit, fototeka, sallë për kompjuterë, Galeri të arteve, Kafetari me kuzhinë dhe tarracë të jashtme, me Administratë të objektit prej 145.0 m2, Parking nëntokësor dhe të jashtëm, gjithsej 54 vende. Vlera e kontratës është: 2,982,584.55 €. Kryetari Latifi ka thënë se ka zotim real nga MKRS-ja dhe ministri Hajrullah Çeku, për ta përkrahur me mjete financiare këtë projekt.

May be an image of 5 people and text

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Së shpejti në Prishtinë do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në Kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike …