Brickos

Agim Aliu: Janë të rënda e të dhembshme lamtumirat me çlirimtarët

Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka shkruar një telegram ngushellimi për veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Haliti. Me këtë rast ai ka shkruar:
Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktivistit politik, bashkëqytetarit tonë, Naser Haliti.
Janë të rënda e të dhembshme lamtumirat me çlirimtarët, luftëtarët për lirinë e Kosovës. Bashkëqytetari ynë, Naser Haliti, gjatë gjithë jetës së tij, rrezatoi guxim, dinjitet, zell e përgjegjshmëri në detyra që barti mbi vete, për të mirën e përgjithshme.
Vepra e tij, skalitur në themelet e lirisë së Kosovës e bën të pavdekshëm si çlirimtar, si luftëtar të lirisë. Kontributi i tij në shoqëri, do të mbetet gjurmë e pashlyeshme në mbamendjen e ferizajasve e më gjerë.
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …