Kryetari Ramosaj nënshkruan kontratën e re me SH.A. “Higjiena”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena” SH.A., përfaqësuar nga kryeshefi ekzekutiv z. Kushtrim Loshaj, krahas marrëveshjeve tjera për ofrimin e shërbimeve komunale në komunën e Deçanit, nënshkruan edhe kontratën e re “Në Shtëpi” për periudhën 2023 – 2026, në vlerë prej 799,565.00 €. Kjo marrëveshje siguron një menaxhim dhe mirëmbajtje të qëndrueshme të shërbimeve të ndryshme publike. Kryetari Ramosaj tha se, ndihet i lumtur që këto shërbime të Komunës së Deçanit do të menaxhohen dhe ofrohen nga NPL “Higjiena”, të cilët angazhohen çdo ditë në mirëmbajtjen e hapësirave publike në Deçan, duke na bërë krenarë me sukseset e vazhdueshme dhe përkushtimin e madh për të mbajtur Deçanin e pastër dhe ekologjik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …