leoni

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj

 Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS)  në kazermën  e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku kanë filluar trajnimin bazik rekrutët e rinj. Komandanti i KDS-së, Gjeneralbrigade Jeton Dreshaj e ka njoftuar Ministrin Maqedonci me  mbarëvajtjen e gjithë procesit të rekrutimit, të stërvitjeve dhe trajnimeve që janë duke u zhvilluar. Aktualisht në disiplina të ndryshme kemi mbi 500 ushtarakë të cilët janë duke u përgatitur. Vetëm në trajnimin bazë kemi 363 rekrutë në kuadër të procesit të rekrutimit të 612 ushtarëve të rinj. Ministria e Mbrojtjes është e vendosur fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve tona ushtarake, si në rritjen e numrit të personelit ashtu edhe në edukimin, trajnimin, shkollimin dhe pajisjen me armatim modern sipas standardeve të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi e drejtësi, korrupsioni dhe energjia akoma janë problem në Kosovë

Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin më të ri për respektimin e të drejtave …