Nën kujdesin e Ambasadores Shqiptare në Athinë, u organizua Konferenca e Biznesit Shqiptar në Athinë të Greqisë

Nën kujdesin e Ambasadores Shqiptare në Athinë, znj. Luela Hajdaraga Gila, u organizua Konferenca e Biznesit Shqiptar në Athinë të Greqisë, ku përfaqësues të bizneseve, të rinj dhe profesionistë të fushave të ndryshme, treguan histori suksesi. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu, prezantuan vlerat e të dy qyteteve, resurset turistike të Deçanit dhe Lezhës, mundësitë e zhvillimit dhe investimit. Kryetari Ramosaj tha se, ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij takimi të ngrohtë ndër shqiptarë, që kishte si qëllim rrjetëzimin e biznesmenëve, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave pozitive si dhe inkurajimin e investimeve të reja në atdhe.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë publikoj agjendën e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit

Me rastin e shënimit të Festave të 28 Nëntorit, Komuna e Vitisë, gjegjësishtë zyra e …