Brickos

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres: Gaza po shndërrohet në varrezë për fëmijët. Qindra vajza dhe djem raportohet se vriten apo plagosen çdo ditë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka deklaruar se mbrojtja e civilëve duhet të jetë parësore, në konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit, duke paralajmëruar se Rripi i Gazës po shndërrohet varrezë për fëmijët. Ne duhet të veprojmë tani që të gjejmë një rrugëdalje nga ky shkatërrim brutal, i tmerrshëm dhe fatal, tha Guterres për gazetarët, duke bërë thirrje edhe një herë për një armëpushim humanitar. Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, që udhëheq Rripin e Gazës, pasi militantët vranë 1.400 persona dhe morën 240 pengje gjatë sulmit të 7 tetorit. Izraeli ka shënjestruar Gazën nga ajri, e ka rrethuar dhe ka nisur sulm tokësor. Numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 njerëzve, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Sipas kësaj ministrie, mbi 4.100 viktima janë fëmijë dhe 2 mijë 640 gra. Gaza po shndërrohet në varrezë për fëmijët. Qindra vajza dhe djem raportohet se vriten apo plagosen çdo ditë”, tha sekretari i OKB-së, Antonio Guterres

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …