BDI: Raporti i KE dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Europian ku konfirmohet se edhe përkundër obstrukcioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, finansiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Europian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën europiane të vendit.
Shënohet progres i madh gjithashtu për arsye se Bashkimi Europian shpalli Pakon për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë plan, vendi ynë ka në dispozicion një miliardë euro dhe duke vazhduar me reformat dhe procesin e integrimit, pas pesë muajve do të kemi transferimin e parë nga kjo Pako e re.
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe me këtë rast apelon tek të gjithë akterët politik, botën akademike, shoqërinë civile dhe mediat që të kontribuojnë që vendi të përfundojë me sukses sfidën e re më të madhe që nga pavarësia sepse nuk ka alternativë tjetër për të pasur një jetë më prespektive tek ne.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …