Isa Mustafa

Isa Mustafa: Albin Kurti po bën krahasime të pabaza, të pakrahasueshme, dhe po e manipulon opinionin

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015, nuk kanë qenë projekte  të statutit, andaj Albin Kurti po bën krahasime të pabaza, të pakrahasueshme, dhe thjesht po e manipulon opinionin. Isa Mustafa thotë se Kurti e ka problemin me autonominë serbe, të cilën  tani po e instalon. Statutin e Asociacionit  nuk e ka shkruar Qeveria Kurti, por ia kanë sjellë të shkruar dhe  Kurti ka për detyrë ta zbatojë dhe  ta lavdërojë atë. Ai deklaron se problem është përmbajtja dhe bazueshmëria kushtetuese dhe jo se çfarë është më e bukur. Kurti e  ka marrë për detyrë ta lavdërojë asociacionin të cilin tashmë e ka pranuar, ka nënvizuar, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Abdixhiku shpërthen ndaj kritikëve në LDK: Sabotues të qëllimshëm, pres dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pasi degët e partisë …