Kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë, takohen sot në Bruksel, me qëllim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve paraprake

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen sot  në Bruksel, me qëllim  për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve paraprake, të arritura mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq, do të takohen fillimisht ndaras me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak. Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të ketë edhe takim trepalësh. Bislimi ka thënë se takimi i sotëm  është vazhdimësi e takimit të zhvilluar më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian. Kryenegociatori serb Petkoviq ka bërë të ditur  ditë më parë se në Bruksel do të niset me një ekip ekspertësh. Sipas burimeve evropiane, në agjendë të takimeve do të jetë diskutimi për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat tjerë në zbatimin e obligimeve që dalin prej Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars në Ohër.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Ligji për Specialen do të rishqyrtohet brenda katër javësh, zotimin do ta çojmë deri në fund

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka këmbëngulur …