Ministrja Rizvanolli diskuton me përfaqësuesit e odave ekonomike

Ministrja Rizvanolli diskuton me përfaqësuesit e odave ekonomike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për masat e reja te subvencionimit të pajisjeve të efiçiente të energjisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Ministrja Rizvanolli dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve gjatë takimit kanë diskutuar për nevojat që kanë bizneset për përkrahje në efiçencën e energjisë, për sistemet e ngrohjes, shpenzimet e energjisë dhe për në mënyrat se si të arrihet rritja e efiçiencës, e ulja e konsumit të energjisë elektrike.  Masat të cilat janë duke u dizajnuar në kuadër të pakos mbështetëse të Bashkimit Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane në vlerë prej 75 milionë euro, janë masat e para të tilla për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Ministria e Ekonomisë si hap të parë në përkrahjen e bizneseve do të fillojë me subvencionimin e pajisjeve efiçiente së energjisë për ngrohje tek bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike, sidomos në stinën e dimrit, kur rritet kërkesa për ngrohje.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …