Frasher Krasniqi

Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin, Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin,  Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ai ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje, Donjeta Demollin e Gëzon Kastratin, të cilët kanë protestuar kundër Albin Kurtit, gjatë një fjalim të tij. Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes saktëson se se për PSD-në, Asociacioni është i papranueshëm dhe pasi  rezistenca po rritet “pushteti ka filluar përndjekjen”. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit, thuhet me tjerash në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …