Sindikatat kanë deklaruar se janë tejet të zhgënjyera nga mënyra se si po i trajton Qeveria Kurti

Sindikatat kanë deklaruar se janë tejet të zhgënjyera nga mënyra se si po i trajton Qeveria Kurti. Drejtues të tyre kanë përkujtuar se gjatë kohës sa Vetëvendosja ka qenë në opozitë, ato gjithmonë kanë gjetur përkrahje ndërsa tani që kjo parti është në pushtet, po i keqtrajton. Përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj ka thënë për Ekonomia Online se janë të befasuar se si është e mundur të keqtrajtohen kështu nga një qeveri e cila udhëhiqet nga një parti që e sheh veten si social demokrate. Ai ka theksuar më tutje se zhgënjimi më i madh ndaj Qeverisë ka qenë arroganca dhe mos komunikimi në adresimin e kërkesave e çështjeve që kanë merituar trajtim institucional. Ndërsa Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), tha se përtej kërkesave që i kanë pasur nuk kanë realizuar asnjë takim me krerë të institucioneve dhe se kanë hequr dorë nga mundësia për takim. Edhe kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se janë tejet të zhgënjyer me trajtimin jo meritor që ua ka bërë Qeveria Kurti përfaqësuesve të punëtorëve si dhe ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të ketë protesta dhe greva të punëtorëve deri në plotësimin e plotë të kërkesave të punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …