Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, z. Bill Blair

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar  Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, z. Bill Blair. Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi. Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …